15:38
Zemaj: Debati për Abdixhikun duhet të zhvillohet brenda LDK-së
“Unë kisha kërkuar mirëkuptimin që edhe në aspektin personal, por edhe në atë çka përfaqësoj, edhe si strukturë organizative e LDK-së, e preferoj debatin brenda subjektit tim politik, në ruajtjen e unitetit edhe të kërkesës çdo herë për fitore, por çdo rezultat kërkon edhe reflektim mbi shifrat, numrat, edhe rezultatet që i merr subjekti politik. Kështu që, na jepni mundësinë që të bisedojmë. Dëgjo nënshkrimet kërkohen për kuvend të jashtëzakonshëm sepse ne kemi pasur një kuvend të rregullt. Sigurisht që po”, tha ai.
Ndërkaq, nënkryetarja e LDK-së Doarsa Kica Xhelili, deklaroi se sa i përket nismës për mbledhjen e nënshkrimeve, qëndrimet e saj do t’i bëjë publike brenda mbledhjes së Kryesisë.“Qëndrimet e mija. Për çdo çështje natyrisht që kam opinion mirëpo kam dëshirë që t’i shpreh brenda mbledhjes. Lidhur me çfarë do vendimi eventual mbi të cilin mund të vij nga kryesia shumicës do të votoj dhe shumica qëndrimi i shumicës do të bëhet i ditur”, tha ajo.
15:19
“I kemi marrë qëndrimet mbas mbledhjes besoj do të jemi të përgatitur me i marrë qëndrimet që dalin prej mbledhjes së kryesisë. Nuk e besoj, nuk e besoj që delegatët e LDK-së kanë me e shkarkuar kryetarin, s'ka pasur kurrë si praktikë. Nuk ka shkarkim, ka iniciativa demokratike, të cilat njerëzit kanë drejtë me i marrë edhe me u vazhduar me një procedurë deri sa të mbërrijnë me i finalizuar, nëse mbërrijnë”, tha ai.
15:13
Lushaku: LDK-ja duhet të bëjë analizën e zgjedhjeve, të zgjidhet problemi me dialog të brendshëm
Para mbledhjes së Kryesisë të LDK-së, Lushaku e quajti LDK-në shembull të të gjitha partive dhe sipas saj duhet të ketë dialog të brendshëm.
“Jo nuk jam e përfshirë dhe faktikisht jemi në një fazë, ku LDK-ja duhet të bëjë analizën e zgjedhjeve dhe të zgjidhet ky problem me dialog të brendshëm. Kështu e kemi bërë edhe më herët, nuk është çështje nënshkrimesh, është diskutimesh të brendshme dhe ka dallime në qasje normale, por duhet gjithmonë të vendoset në të mirën e partisë dhe interesi i përgjithshëm është partia dhe Kosova. Ne jemi shembull për krejt partitë në Kosovë, prandaj duhet të përkujdesemi që demokracia e brendshme të jetë mbi çdo interes dhe person. Në të ndryshme mund të diskutojmë gjithçka”, tha Lushaku.
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Visar Azemi para mbledhjes së Kryesisë së këtij subjekti politik, tha se nuk ka shkarkim të kryetarit kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
“Nuk ka shkarkim të Abdixhikut e as të askujt. Do të diskutojmë për rezultatin e fundit dhe tema të tjera”, tha shkurt Azemi.Ajo bëri të ditur se do të flitet për rezultatin e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve, por nuk e lë anash edhe diskutimin e kësaj çështje në të ndryshme.
“Nuk e kam nënshkruar. Besoj që përgjegjësia duhet të merret nga të gjitha palët të LDK dhe besoj që nuk është e mjaftueshme vetëm angazhimi i kryetarit të LDK-së. Ne kemi rëndin e ditës dhe do të diskutojmë për çështjen e rezultati të zgjedhjeve gjithsesi edhe për çështje të cilat lidhen në formimin e institucioneve, si dhe natyrisht do të diskutojmë për shumë çështje të tjera për partin. Në rend dite nuk kemi pika e fundit e rendit të ditës është te ndryshme dhe besoj që aty do ta diskutojmë”, tha ajo.
Burime të KosovaPress brenda njërës nga degët e LDK-së dhe nga delegatë që tashmë e kanë dhënë nënshkrimin e tyre, gjithashtu mëson se numri i nënshkrimeve deri më tani është rreth 150, derisa është e ditur se LDK ka gjithsejtë 355 delegatë.