Ekskluzive: Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Lumir Abdixhikut
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ekskluzive: Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Lumir Abdixhikut
Abdixhiku1234
05/07/2026 - 15:18
Linku u kopjua

Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar të mblidhen nënshkrimet për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të kësaj partie pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e fundit.

Në këtë kuvend pritet që të kërkohet shkarkimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Siç mëson KosovaPress, këtë iniciativë po e udhëheqë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili, gjithnjë sipas burimeve të KosovaPress, po viziton degët në nivel vendi dhe po kërkon nënshkrimet e delegatëve.

Burime të KosovaPress brenda njërës nga degët e LDK-së dhe nga delegatë që tashmë e kanë dhënë nënshkrimin e tyre, gjithashtu mëson se numri i nënshkrimeve deri më tani është rreth 150, derisa është e ditur se LDK ka gjithsejtë 355 delegatë.

Për më tepër, siç mëson KosovaPress, ishte Shkëmb Manaj ai që po ashtu ishte për vizitë në po të njëjtën degë duke provuar t’i bind delegatët që të mos i japin nënshkrimet e tyre.

Gjatë ditës së sotme, KosovaPress ka provuar të kontaktojë me Manajn dhe Muhaxherin, por të njëjtit nuk u janë përgjigjur telefonatave e as sms-ve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026