Bora dominon Sigal Prishtinën, vazhdon në gjysmëfinale
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bora dominon Sigal Prishtinën, vazhdon në gjysmëfinale
New Project - 2026-04-16T182310.720
16/04/2026 - 21:25
Linku u kopjua

Skuadra e Borës ka shkruar historinë sonte në kryeqytet, duke u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinale të Play-off-it në ProCredit Superligë pas një fitoreje bindëse ndaj Sigal Prishtinës.

Në çerekfinalen e dytë të zhvilluar në Prishtinë, Bora dominoi tërësisht parketin duke triumfuar me rezultatin e thellë 101:60, rezultat ky që i jep fund serisë me dy fitore radhazi.

Pas këtij suksesi historik, Bora do të kërkojë finalen e madhe në fazën tjetër, ku do të ketë përballë skuadrën e Bashkimit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026