Boranca përjetoi natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë - mes 22 dhe 23 qershorit - ndërsa vala e fortë e të nxehtit shkaktoi së paku 40 viktima që nga 18 qershori, tha kryeministri Sebastien Lecornu.
Vala e të nxehtit përfshiu këtë vend që nga java e kaluar, duke çrregulluar jetën e përditshme dhe duke detyruar mbylljen e shkollave dhe anulimin e trenave.
Sipas agjencisë meteorologjike Meteo-France, vendi regjistroi natën më të nxehtë ndonjëherë që nga fillimi i matjeve në vitin 1947.
Temperatura mesatare në nivel vendi arriti 21.6°C, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 21.4°C të vendosur në vitin 2019.“Shifra e fundit që na është raportuar, është 40 të vdekur që nga 18 qershori - kryesisht të rinj”, tha ai në takimin emergjent.
“Këto janë viktimat e para të krizës me të cilën po përballemi”, shtoi Lecornu.
Sipas ekspertëve të motit, kjo valë e të nxehtit po shkaktohet nga një fenomen atmosferik i quajtur “Omega block”.
Kjo bën që temperaturat të rriten çdo ditë.
Në Itali, Ministria e Shëndetësisë lëshoi alarmin më të lartë për 15 qytete, ndërsa autoritetet morën masa për të kufizuar punën.
Dhjetëra shkolla njoftuan se do të mbyllen, pasi ndërtesat e vjetra nuk janë të përshtatshme për klasë me më shumë se 30 nxënës.
Temperatura të larta mbizotërojnë edhe në pjesë të tjera të Evropës, përfshirë edhe Ballkanin.
Shkencëtarët paralajmërojnë se përsëritja e këtyre valëve është një tregues i qartë i ngrohjes globale dhe se ato pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive.