Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën shpejt
Dëgjoje me zë...
Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën shpejt
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se “koha po ecën shpejt”, ndërsa bisedimet për përfundimin e luftës kanë ngecur.
Në një postim në Truth Social, ai tha: “Më mirë të lëvizin shpejt, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre. Koha është kritike”.
Sipas Times of Israel, paralajmërimi erdhi pas një bisede të Trump me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Media iraniane raportojnë se SHBA nuk ka bërë lëshime konkrete ndaj propozimeve të fundit të Teheranit, duke paralajmëruar një bllokadë në negociata.
Teherani kërkon ndërprerje të plotë të luftës, heqje të bllokadës detare amerikane, garanci kundër sulmeve të reja dhe kompensim për dëmet e luftës, si dhe njohje të sovranitetit mbi Ngushticën e Hormuzit.
Nga ana tjetër, SHBA raportohet se kërkon që Irani të mbajë vetëm një objekt bërthamor dhe të dorëzojë rezervat e uraniumit të pasuruar, shkruan BBC, përcjell KosovaPress.
Trump ka sugjeruar gjithashtu një pezullim 20-vjeçar të programit bërthamor iranian, duke sinjalizuar një ndryshim të qëndrimit të mëparshëm për shkatërrim të plotë të tij.
Ndërkohë, përplasjet dhe tensionet në rajon vijojnë, ndërsa Pakistan po luan rolin e ndërmjetësuesit mes palëve, pa rezultate konkrete deri tani.