Mbyllet për dy ditë rruga Brezovicë-Prevallë, zhvillohet garë automobilistike
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet për dy ditë rruga Brezovicë-Prevallë, zhvillohet garë automobilistike
Preva;a12
17/07/2026 - 15:47
Linku u kopjua

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi se segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë do të mbyllet përkohësisht gjatë fundjavës, për shkak se zhvillohet gara automobilistike malore “Brezovica 2026”.

Në komunikatë për media thuhet se kufizimi i qarkullimit do të jetë në fuqi më 18 dhe 19 korrik 2026, në intervalin kohor nga ora 10:30 deri në 18:00.

Më 18 korrik do të zhvillohen stërvitjet zyrtare, ndërsa më 19 korrik gara zyrtare, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës.

“Për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe sigurinë e pjesëmarrësve, organizatorët do të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse. Lusim qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik që gjatë këtyre intervaleve kohore të planifikojnë lëvizjet e tyre, të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të angazhuar në terren”, thuhet në komunikatën për media.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026