1 Qershori, Al Trade organizon mbjelljen e fidanëve me fëmijët në tri komuna
Biznes
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
1 Qershori, Al Trade organizon mbjelljen e fidanëve me fëmijët në tri komuna
01/06/2026 - 15:24
Linku u kopjua
Në kuadër të Ditës së Fëmijëve - 1 Qershorit u mbollën fidanët nga fëmijët në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas. Këto aktivitete u mundësuan nën mbështetjen e kompanisë "Al Trade", e cila për shumë vite zhvillon këto aktivitete., raporton KosovaPress.
Artan Rama nga kjo kompani tha se do të vazhdojnë me këtë aktivitet por edhe me të tjera me qëllimin që të bëhet një e ardhme më e mirë për vendin.
"Tri qytetet që ne operojmë — domethënë, Kuvendi Komunal i Prishtinës, Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës dhe Kuvendi Komunal i Drenasit — që bashkërisht me neve realizojnë këtë aktivitet. Ky aktivitet tradicional nuk është i vetmi, por kemi edhe aktivitete të tjera që tradicionalisht i organizojmë së bashku me komunitetin. Edhe ky aktivitet nuk do të jetë i fundit dhe do të vazhdojmë me dhënë kontributin tonë në komunitet për qëllimin e vetëm: që e ardhmja jonë të jetë sa më e mirë", tha ai.
E këtë 1 Qershor, ky aktivitet filloi në sheshin e qytetit të Drenasit ku 10 nxënës mbollën fidanë.
Drejtori i Arsimit në Drenas, Muhamet Gjoka tha se ky aktivitet është një simbolikë për ruajtjen e ambientit.
"Me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve, kemi zhvilluar një aktivitet për mbjelljen e disa fidaneve. Aktivitet ky tashmë tradicional, i mbështetur nga Al Trade. Faleminderit... shfrytëzoj rastin me e falënderuar kompaninë Al Trade për përkrahjen, jo vetëm në këtë aktivitet, por përkrahjen e vazhdueshme në të mirë të qytetarëve të komunës së Drenasit. Sot këtu kemi të angazhuar 10 fëmijë për mbjelljen e drunjve dekorativë. Edhe si simbolikë për ruajtjen e ambientit dhe... shfrytëzoj rastin me u uruar gjithë fëmijëve 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve", tha Gjoka.
Radha tani ishte në shkollën "Mihal Grameno" në Fushë Kosovë, ku edhe këtu fëmijët u bënë pjesë e kësaj simbolike.
Drejtori i kësaj shkolle, Ismet Gashi i'u uroj fëmijëve 1 Qershorin dhe tregoi mesazhin që përçohet përmes këtij aktiviteti.
"Ndërsa sot këtu, e kemi edhe një aktivitet të dytë: drunj dekorativ në parkun e shkollës, të cilët kompania "Al Trade" i ka dhuruar shkollës tonë, edhe ne i kemi mbjellë sot në oborrin e shkollës për të pasuruar ambientin e gjelbërimit të oborrit të shkollës...Ky aktivitet përçon mesazhin e kujdesit për ambientin në të cilin jetojmë. Që të gjithë bashkërisht do ta kemi një Kosovë më të bukur, më të begatë edhe më të pastër. Edhe ky është edhe qëllimi edhe i këtë aktiviteti që fëmijët sot e përjetuan praktikisht", tha Gashi.
E në këtë qytet, shkolla "Mihal Grameno" Aneksi 2 i ka ndarë një mirënjohje kompanisë "Al Trade" për mbështetjen dhe donacionet që dhuron për këtë institucion arsimor.
Ndërsa, në kryeqytet ky aktivitet u mbajt në parkun e ri në Arbëri, ku edhe këtu të vegjlit shprehën vullnetin e tyre për të kontribuuar në hapësirat e gjelbërta.
E me këtë rast, drejtoresha e Parqeve dhe Hapësirave Publike në Prishtinë, Albana Gjonbalaj kërkoi që edhe kompanitë tjera të veprojnë njësoj si kompania "Al Trade", duke ndihmuar kështu Komunën dhe qytetarët në kultivimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta.
"Mesazhi duhet me qenë që njëjtë sikur kompania 'Al Trade'— që tashmë është bë mik i joni, është bë me këtë aktivitet tradicional — të gjitha kompanitë e tjera, ato që mundën në kuadër të përgjegjësisë sociale korporative të cilën e kanë, me i ndihmu qytetit, me i ndihmu qytetarëve dhe me kontribua në këtë... me me i mbajtë këtë aktivitet, qysh me thënë, dhe me e mirëmbajtë traditën e aktiviteteve të tilla për me i krijua hapësirat e gjelbërta dhe me i mirëmbajtë drunjtë, edhe me i shtu drunjtë në qytet", tha ajo.
Në vazhdimësi bëhet thirrje për krijimin e më shumë hapësirave të gjelbra dhe ambienteve të pastra.