Kosova ka bërë përparim në krijimin e kornizës ligjore për zhvillimin e energjisë së ripërtritshme, por sfida kryesore mbetet krijimi i kushteve që projektet të kalojnë nga konceptet në investime konkrete dhe prodhim të energjisë, u tha me rastin e prezantimit të raportit ““Krijimi i një Kornize të Nivelit Investues për Energjinë e Ripërtëritshme në Kosovë”.
Në tryezën e së martës të organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS), ekspertja e energjisë Zanfina Kabashi tha se vendi tashMw ka një drejtim të qartë politik dhe objektiva të përcaktuara, por ende nuk ka arritur nivelin e nevojshëm investues për të siguruar financimin dhe zbatimin e projekteve të planifikuara.
Ajo foli edhe për sfidat që ka vendi në këtë drejtim.
“Kjo tregon se sfida në Kosovë është jo me qit target, se targeti është i mirë edhe është mirëpritur prej krejt akterëve të industrisë, mirëpo sfida vërtet është nëse Kosova mundet me mbërri me kriju një treg i cili mundëson që projektet serioze me u financu edhe me u lëshu në punë… Energjia e ripërtëritshme është një zgjidhje, një prej shtyllave kryesore të cilat i adresojnë secilën prej këtyre sfidave që tregu ynë përballet me to.Udhëheqësi i Divizionit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE), Miftar Nika, tha se vendi ka plane ambicioze për zgjerimin e kapaciteteve.
Nika: Kosova synon 600 Mw energji solare dhe 600 Mw nga era deri në 2031
Ai shtoi se tashMw është nisur procesi i ankandeve për kapacitetet e reja, duke theksuar se ankandi solar është në fazë fillestare të ndërtimit, ndërsa ka filluar edhe ankandi i erëst, i cili pritet të zhvillohet në kapacitet prej 50 deri në 100 MW në fazën e parë.
“Unë i kam paraparë nja pesë shtylla të kornizave investuese që janë: Siguria rregullatore për investitorët, Infrastrukturë energjetike e gatshme për investime, Modele të financueshme të tregut, PlatforMw e përbashkët shtet–biznes…Kosova tashMw ka përcaktuar drejtimin strategjik për energjinë e ripërtëritshme 2022-2031 përmes politikave kombëtare dhe angazhimeve ndërkombëtare. Sektori privat nuk kërkon privilegje, por një treg të drejtë, transparent dhe të parashikueshëm. Në aspektin e është domethënë të tashëm është krijimi i një kornize investuese që e bën të që drejtimi të jetë i zbatueshëm në praktikë duke mundësuar që kapitali privat të kontribuojë në sigurinë energjetike, zhvillimin ekonomik dhe tranzicionin e gjelbër të vendit. Po të kishim pasur një takim me qeverinë si biznese e edhe me bankat ose donatorët, kërkesa kryesore do të ishte korniza e investimeve në energjinë e rinovueshme të Kosovës, propozim për sektorin privat, jo si ankesë e biznesit, por si ofertë e bashkëpunimit”, përfundoi Maloku.
Diskutimi u vlerësua si një thirrje për bashkëpunim Mw të ngushtë mes institucioneve dhe sektorit privat, me qëllim që Kosova të shndërrohet në një treg Mw tërheqës dhe të qëndrueshëm për investime në energjinë e ripërtëritshme.