​Shaqiri e Zhegrova përballen sot në miqësore
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Shaqiri e Zhegrova përballen sot në miqësore
shaqiri-zhegrova
18/07/2026 - 14:30
Linku u kopjua

Skuadra zvicerane Baseli do të përballet sot me gjigantin italian Juventus në një ndeshje miqësore, e cila zhvillohet në stadiumin “St. Jakob-Park” me fillim nga ora 15:30.

Kjo përballje vjen në kuadër të përgatitjeve verore të të dy ekipeve për sezonin 2026/27, ndërsa për vendasit konsiderohet si testi i fundit para nisjes së kampionatit.

Nga ana tjetër, Juventusi i drejtuar nga trajneri Luciano Spalletti po e shfrytëzon këtë takim për të rritur formën fizike dhe për të testuar skuadrën para turneut veror në Azi dhe Australi.

Kjo ndeshje pritet të jetë një sfidë interesante, pasi dy ekipet rikthehen të përballen në Bazel pas më shumë se dy dekadash, që nga takimi i fundit në garat evropiane në vitin 2003.

Trajneri i Baselit, Stephan Lichtsteiner, i cili ka një të kaluar të suksesshme me Juventusin, e ka cilësuar këtë duel si të veçantë, ndërsa pret një paraqitje të mirë nga skuadra e tij përballë një kundërshtari të nivelit të lartë.

Ndeshja miqësore mes Baselit dhe Juventusit pritet të tërheqë vëmendje të madhe të tifozëve, duke qenë një test serioz për të dy klubet në prag të sezonit të ri.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026