Liverpooli vazhdon të ndjekë nga afër situatën e mesfushorit Alex Scott, pasi futbollisti i Bournemouthit ka refuzuar ofertën për rinovimin e kontratës, duke shtuar spekulimet për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere.
Sipas raportimeve të Sky Sports, 22-vjeçari ka refuzuar disa oferta për vazhdimin e kontratës me Bournemouthin, ndërsa po shqyrton mundësinë e një hapi të ri në karrierën e tij.
Trajneri i ri i “The Reds”, Andoni Iraola, e njeh shumë mirë Scottin nga koha kur të dy ishin pjesë e Bournemouthit. Pikërisht nën drejtimin e teknikut spanjoll, mesfushori u shndërrua në një prej lojtarëve kyç të skuadrës.
Megjithëse Scott ka edhe dy vite kontratë me Bournemouthin, refuzimi për të nënshkruar marrëveshje të re mund ta detyrojë klubin anglez të shqyrtojë shitjen e tij këtë verë, për të përfituar maksimalisht nga kartoni i futbollistit.Mesfushori ka folur më herët me fjalë të mëdha për Andoni Iraolën, duke vlerësuar ndikimin e trajnerit në zhvillimin e tij.
“Ai është një trajner i shkëlqyer. Më ka ndihmuar shumë si në aspektin ofensiv, ashtu edhe në atë defensiv. Falë punës me të kam luajtur në shumicën e ndeshjeve këtë sezon”, ishte shprehur Scott.