Erdogan ua dhuron nga një revole Magnum, liderët botëror bëhen "kahre" me armët
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Erdogan ua dhuron nga një revole Magnum, liderët botëror bëhen "kahre" me armët
Revole 1
09/07/2026 - 17:37
Linku u kopjua

Rexhep Tajip Erdogan i ka befasuar të gjithë mysafirët që për dy ditë I priti në samitin e NATO-s në Stamboll.

Që të gjithë liderëve të institucioneve dhe shteteve, qenë ata burra apo gra, Presidenti I Turqisë, ua dha nga një dhuratë të pazakonshme – nga një revole klasike Magnum Gumusjah 357, model ky I cili u prodhua në Turqi gjatë viteve të 90-ta. Bashkë me armët e personalizuara, iu paketoi edhe fishekë.

E kështu, aq sa u bëri nder, edhe u nxori punë me procedurat e transportimit por edhe të pajisjes me leje për to.

Kryeministri I Belgjikës, Bart De Ëever e kuptoi për përmbajtjen e dhuratës tek kur aterroi në Aeroportin e Brukselit, andaj menjëherë ua dorëzoi autoriteve të sigurisë për t’I ndjekur procedurat.

Lexo po ashtu
Mallkimi i paqes
Kjo, derisa kryeministrat e Holandës dhe Suedisë I dorëzuan ato te ambasadat e tyre në Ankara. Ajo për holandezin Rob Jetten do të pasivizohet si armë, ndërsa për suedezin Ulf Kristerson do të importohet me dokumentet përkatëse.

Në procedura ka mbetur edhe Magnumi i kryeministrit britanik, Keir Starmer, që është I shoqëruar me mjetet e mirëmbajtjes dhe me 500 fishekë.  Njëjtë, edhe ai i kancelarit gjerman, Friedrich Merz.

Ndërkohë, revolja e kryeministres italiane, Giorgia Meloni tashmë është vendosur në Palazzo Chigi, aty ku ruhen edhe dhuratat tjera shtetërore.

E kryeministri grek, Kyrioakos Micotakis bëri me dije se do t’ia dhurojë atë Muzeut të Luftës në Athinë.

Gati se njëjtë do të veprojë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, e cila do t’ia dhurojë armën një muzeu ushtarak, ashtu si edhe Presidenti I Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Por, kjo dhuratë më së shumti e sfidoi presidentin e Polonisë, Karol Naërocki, I cili e ka një përvojë të hidhur nga historia e shefit të Policisë, I cili në dhjetor të vitit 2022 e kishte sjell në zyrë si dhuratë një raketahedhës nga Ukraina.

Arma kishte shpërthyer duke e lënduar atë lehtë, veçse duke shkaktuar dëme në komandën e policisë në Warshavë.

Tash një zëdhënës I presidentit, e tha me humor se do të kenë kujdes që të mos shtijnë me revole.

Deri më tani nuk ka njoftim nga zyra e presidentit amerikan, Donald Trump se si e ka pranuar dhuratën.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026