Dhjetë vjet pas mbërritjes së tij në Angli, trajneri Pep Guardiola njoftoi se po largohet nga Manchester City me 20 tituj në emrin e tij dhe një trashëgimi që tejkalon shifrat. Vendimi vjen një vit para se kontrata e tij të skadonte, pasi fitoi Kupën FA dhe Kupën e Ligës, por humbi Premier Ligën ndaj Arsenalit të Mikel Artetas në një ndeshje kokë më kokë që u vendos pothuajse në fund të sezonit.
Në shifra, Guardiola luajti 592 ndeshje dhe ngriti gjashtë tituj të Premier Ligës, tre Kupa FA, pesë Kupa të Ligës, tre Mburoja Komuniteti, si dhe Ligën e Kampionëve të parë në histori të klubit në vitin 2023. Ai gjithashtu fitoi Superkupën UEFA dhe Kupën e Botës për Klube FIFA. E ardhmja e tij është ende e pasigurt, megjithëse ai po lidhet me ekipe kombëtare si Italia.
Në sezonin 2023/24, Guardiola e udhëhoqi Cityn drejt titullit të katërt radhazi në Premier Ligë, duke u bërë klubi i parë në historinë e futbollit anglez që fiton katër tituj radhazi në ligën më të lartë.
KosovaPress