Shatri: Presim më shumë suksese edhe nga federatat e tjera sportive
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shatri: Presim më shumë suksese edhe nga federatat e tjera sportive
shatri-020626
02/06/2026 - 12:34
Linku u kopjua

Komunikimi i përditshëm me federatat sportive dhe ngritja e nivelit të organizimit në sport mbeten ndër prioritetet kryesore të institucioneve sportive në Kosovë. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë për Sport, FidanShatri, tha në SportCast se federatat janë partnerë të rëndësishëm të ministrisë në zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe se bashkëpunimi me to është i vazhdueshëm.

Ai vlerësoi se një pjesë e federatave kanë bërë përparim të dukshëm në organizim dhe menaxhim, ndërsa disa të tjera ende përballen me sfida në këtë aspekt.

“Federatat ministria i ka partner të organizimit edhe partner të punës të cilat bëhen në vendin tonë në kuadër të sportit. Normal që komunikimin e kemi të përditshëm pasi që janë të pandalshme punët mes institucionit dhe federatave sportive. Mendoj që disa federata e kanë ngritur nivelin e punës, disa po mundohen, disa ndoshta jo aq mirë, por ne po shpresojmë që dita ditës të ngritet niveli organizativ pasi që në disa federata nuk është në nivelin më të mirë e thashë, po kemi disa federata që janë organizuar mirë dhe po ecin mirë. Normal që raportet mes federatave janë çdo herë raporte profesionale dhe normal që jemi këtu për t'i mbështetur, dhe me ata të cilët punojnë që t’i mbështesim edhe më shumë”, tha Shatri.

Sipas tij, raportet mes institucioneve dhe federatave janë profesionale, ndërsa mbështetja do të vazhdojë veçanërisht për ato federata që tregojnë rezultate dhe angazhim në punën e tyre.

Duke folur për të ardhmen e sportit kosovar, Shatri u shpreh optimist se edhe federatat e tjera do të arrijnë rezultate më të mëdha në arenën ndërkombëtare, duke përmendur sukseset e xhudos, karatesë dhe futbollit.

“Po shpresoj që në vitet e ardhshme të kemi edhe federata që të kenë edhe më shumë rezultate, për shkak që vitet e fundit ndoshta jemi mësuar vetëm me federatën e Xhudos të gëzohemi me rezultate, po kohëve të fundit edhe karateja, edhe federata të tjera, e pamë edhe futbollin, federatën e futbollit. Po shpresoj shumë që ky nivel i sportit dita ditës të ngritët”, theksoi Shatri në SportCast

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026