​Gjirafa e porsalindur pas vitit 2018 merr emrin e Jude Bellingham
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Gjirafa e porsalindur pas vitit 2018 merr emrin e Jude Bellingham
New Project
17/07/2026 - 13:26
Linku u kopjua

Një këlyshe e re e gjirafës Nubiane, e pagëzuar me emrin “Jude” në nder të futbollistit anglez Jude Bellingham, ka lindur në Parkun e Egërsirave Port Lympne në Hythe të Kentit, njoftuan përgjegjësit e parkut.

Sipas parkut, kjo është gjirafa e parë e lindur në këtë rezervat që nga viti 2018. Emri i saj u zgjodh për shkak të kohës së veçantë të lindjes, pak para se Jude Bellingham të udhëhiqte Anglinë drejt një fitoreje ndaj Norvegjisë.

Zëdhënësi i Port Lympne bëri të ditur se këlyshja, e cila është femër, ende nuk është e hapur për vizitorët, pasi ndodhet së bashku me nënën e saj, Leanën, në ambientet e gjirafave, ku po kalojnë ditët e para në qetësi.

Sipas tij, si nëna ashtu edhe këlyshja janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa pjesa tjetër e tufës po tregon interes për anëtaren më të re, teksa stafi po përgatit një proces gradual dhe të kontrolluar të integrimit të saj me gjirafat e tjera.

Me lindjen e Judes, tufa e gjirafave Nubiane në Port Lympne është rritur në tetë individë.

“Përparimi është shumë inkurajues dhe shpresojmë që së shpejti Jude të nisë të eksplorojë rezervatin dhe të takojë vizitorët”, bëhet e ditur në deklaratën e parkut.

Sipas Kopshtit Zoologjik të Edinburgut, në natyrë kanë mbetur më pak se 4.000 gjirafa Nubiane, të cilat klasifikohen si specie në rrezik kritik të zhdukjes.

Kjo nënlloj gjirafe jeton në Etiopinë perëndimore, Kenian qendrore dhe perëndimore, Sudanin e Jugut dhe Ugandë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026