Fillon faza e eliminimit në Botëror me këtë ndeshje historike
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Fillon faza e eliminimit në Botëror me këtë ndeshje historike
New Project - 2026-06-28T124529.858
28/06/2026 - 12:45
Linku u kopjua

Faza e eliminimit direkt në Kampionatin Botëror 2026 nis sonte në ora 21:00 në Los Angeles, ku Afrika e Jugut dhe Kanadaja do të përballen në një sfidë historike për të dyja kombëtaret, pasi asnjëra prej tyre nuk ka luajtur më parë në këtë nivel të turneut.

Afrika e Jugut vjen pas një ktheve të jashtëzakonshme dhe një fitoreje dramatike 1-0 ndaj Koresë së Jugut, duke e bërë 74-vjeçarin Hugo Broos trajnerin më të vjetër që udhëheq një skuadër në fazën e eliminimit direkt.

Nga ana tjetër, Kanadaja e Jesse Marsch shkruan një tjetër faqe historike si vendi i parë mikpritës që luan një ndeshje të Botërorit jashtë kufijve të vet, pas humbjes ndaj Zvicrës që i zbriti në vendin e dytë në grup. Pavarësisht kësaj, kanadezët kanë treguar një lojë tejet sulmuese duke shënuar 8 gola në fazën e grupeve, dhe në këtë sfidë futen si favoritë me shpresën se Alphonso Davies dhe Stephen Eustáquio do të jenë gati për lojë.

Formacionet e mundshme:

Kanada (4-4-2): Crepeau | Johnston, Cornelius, De Fougerolles, Laryea | Buchanan, Saliba, Choiniere, Ahmed | David, Larin.

Afrika e Jugut (4-2-3-1): Williams | Modiba, Mbokazi, Okon, Mudau | Mokoena, Sithole | Appollis, Mofokeng, Maseko | Makgopa

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026