Zyrtarizohet orari i "Play-off"-it në Superligën e Kosovës në Basketboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zyrtarizohet orari i "Play-off"-it në Superligën e Kosovës në Basketboll
New Project (64)
01/04/2026 - 19:46
Linku u kopjua

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka publikuar orarin zyrtar të fazës më interesante të kampionatit, "Play-off"-it për sezonin 2025-2026.

Garat shtesë, të cilat pritet të sjellin emocione të jashtëzakonshme në palestrat e stërmbushura anëembanë vendit, do të nisin me ndeshjet çerekfinale më 11 prill 2026.

Sipas kalendarit të publikuar, pas fazës çerekfinale, gjysmëfinalet do të zhvillohen gjatë fundit të prillit dhe fillimit të majit, ku tashmë dihet se pretendentët kryesorë si Trepça dhe Bashkimi janë gati për përballjet e tyre.

Kulmi i kampionatit do të arrijë me serinë finale, e cila nis më 10 maj, ndërsa kampioni i ri i Kosovës mund të shpallet më së largu deri më 31 maj, nëse seria shkon në shtatë ndeshje.

Datat kyçe të fazës finale:

Çerekfinalet: 11 prill – 19 prill

Gjysmëfinalet: 22 prill – 07 maj

Finalet: Nisja më 10 maj (Finalja e mundshme e shtatë më 31 maj)

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026