Mbyllet pjesa e parë e finales së Europa Ligë: Aston Villa dominon Freiburgun
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet pjesa e parë e finales së Europa Ligë: Aston Villa dominon Freiburgun
Projekti Ri (52)
20/05/2026 - 21:52
Linku u kopjua

Në finalen e madhe të Europa League që po zhvillohet në "Besiktas Park", Aston Villa ka mbyllur pjesën e parë me një avantazh komod 2-0 ndaj Freiburgut, duke hedhur një hap të sigurt drejt trofeut kontinental.

Skuadra e Unai Emery-t dominoi totalisht 45 minutat e para, duke zhbllokuar fillimisht shifrat në minutën e 41-të me anë të Youri Tielemans pas asistit të Rogers, përpara se Emiliano Buendia të realizonte një eurogol të vërtetë në sekondat e fundit shtesë (45+3') duke e dërguar topin në trekëndësh pas pasimit të McGinn.

Gjermanët e Freiburgut rrezikuan seriozisht vetëm në dy momente me anë të Hofler dhe Manzambi, por anglezët kontrolluan gjithçka me autoritet dhe janë vetëm 45 minuta larg shkrimit të historisë në Evropë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026