Ylli i Premier Ligës shkakton sherr të madh
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ylli i Premier Ligës shkakton sherr të madh
New Project (63)
01/04/2026 - 17:37
Linku u kopjua

Ylli i Fulham-it dhe kombëtares së Nigerisë, Alex Iwobi, ka përfunduar në qendër të kritikave pas një veprimi të pashpjegueshëm gjatë ndeshjes miqësore kundër Jordanisë.

Ndonëse po shijon një sezon të shkëlqyer në Premier League, Iwobi "humbi qetësinë" në minutat shtesë të takimit (2-2), kur pas një ndërhyrjeje taktike nga kapiteni kundërshtar, Amer Jamous, u hodh mbi të me një lëvizje që media britanike Daily Mail e ka cilësuar si të stilit "UFC".

Ky veprim i dhunshëm shkaktoi menjëherë një përleshje masive mes lojtarëve të të dyja kampeve, përfshirë edhe stafin teknik që u fut në fushë.

Pasi situata u qetësua, arbitri i tregoi kartonin e kuq mesfushorit nigerian, duke mbyllur në mënyrën më të keqe një periudhë të errët për Nigerinë, e cila tashmë është zyrtarisht jashtë Botërorit 2026 pas eliminimit shokues nga DR Kongo në fazën play-off.

Tifozët në rrjetet sociale u shprehën të habitur, duke thënë se nuk e kishin parë kurrë ish-lojtarin e Arsenalit në një gjendje të tillë agresiviteti.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026