Stones largohet nga Man City pas 10 vitesh
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Stones largohet nga Man City pas 10 vitesh
stones
28/04/2026 - 16:35
Linku u kopjua

Mbrojtësi i Anglisë, John Stones, do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, duke i dhënë fund qëndrimit të tij 10-vjeçar në klub, i cili mbulon të gjithë rrugëtimin e mbushur me trofe të Pep Guardiolës.

31- vjeçari Stones ka ndihmuar City-n të fitojë 19 trofe, duke përfshirë gjashtë tituj të Premier Ligës dhe një të Ligës së Kampionëve, por karriera e tij është penguar nga problemet me lëndimet në sezonet e fundit dhe ai nuk është më zgjedhja e parë.

Stones dhe City konfirmuan largimin e tij të afërt të martën, ku kontrata e tij do të skadojë në fund të këtij sezoni dhe nuk do të rinovohet më.

“Ata thonë se të gjitha gjërat e mira duhet të marrin fund, por kjo gjë që kemi pasur ka qenë më e madhja dhe do të mbetet pjesë e imja përgjithmonë” – shkroi Stones në Instagram.

Ndërkohë Stones ka bërë 293 paraqitje, duke shënuar 19 gola dhe ndonjëherë ka luajtur në një rol të dyfishtë që e ka bërë të shtyjë përpara nga mbrojtja për t’u përdorur si një lojtar shtesë në mesfushë.

Klubi e përshkroi Stones si mishërimin e vërtetë të City-t të Pep Guardiolës, sepse ai është i armatosur me teknikë të mrekullueshme, një gamë të shkëlqyer pasimesh të kombinuar me një ritëm të shkëlqyer pune dhe lexim të mprehtë të lojës.

Stones është aktiv ende në skuadrën e Anglisë dhe nëse lëndimi e lejon, do të luajë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

City njoftoi së fundmi se kapiteni Bernardo Silva do të largohet gjithashtu në fund të sezonit pas nëntë vitesh me ekipin.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026