Ylli i Manchester City-t konfirmon fundin e një epoke në "Etihad"
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ylli i Manchester City-t konfirmon fundin e një epoke në "Etihad"
Pas nëntë viteve të mbushura me suksese, aventura e Bernardo Silvës te Manchester City po vjen drejt fundit.
Sipas një raportimi nga Daily Mail, klubi anglez ka konfirmuar se kapiteni portugez do të largohet gjatë kësaj vere si lojtar i lirë.
Edhe pse Silva mbetet një shtyllë kryesore e formacionit të Pep Guardiolës dhe po udhëheq ekipin drejt tentativës për titullin e shtatë të Premier League, ndihmëstrajneri Pep Lijnders ka bërë të ditur se ky do të jetë sezoni i tij i fundit, duke i bërë thirrje tifozëve t'i dhurojnë një lamtumirë të merituar legjendës së klubit.
Arsyeja kryesore e largimit të 31-vjeçarit duket se lidhet me dëshirën e tij për t'u rikthyer në Evropën Jugore, pasi ai vetë ka pranuar se nuk është përshtatur plotësisht me jetën në Angli.
Në një deklaratë të sinqertë, Silva u shpreh se nëse Manchester City do të ishte në Lisbonë, ai do të qëndronte në klub deri në moshën 40-vjeçare, por malli për vendlindjen dhe kulturën mesdhetare ka peshuar më shumë.
Për shërbimet e portugezit interesim të madh kanë shfaqur Barcelona dhe Juventus, ndërsa nuk përjashtohet as një kalim i mundshëm në kampionatin amerikan MLS.
KosovaPress