Milner i jep fund karrierës, pensionohet pas 24 vitesh në Premier Ligë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Milner i jep fund karrierës, pensionohet pas 24 vitesh në Premier Ligë
James Milner ka njoftuar tërheqjen nga futbolli, duke mbyllur një karrierë të jashtëzakonshme 24-vjeçare në Premier League.
Ish-mesfushori i Liverpool, Manchester City dhe Brighton & Hove Albion largohet nga futbolli në moshën 40-vjeçare si rekordmen i paraqitjeve në elitën angleze.
Sipas
BBC Sport, Milner zhvilloi 658 ndeshje në Premier League dhe fitoi tre tituj kampionë, dy me Manchester Cityn dhe një me Liverpoolin, ndërsa në vitin 2019 ngriti edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.
"Kam qenë me fat që kam përjetuar momente të paharrueshme, nga lufta për mbijetesë deri te fitimi i trofeve dhe përfaqësimi i vendit tim," deklaroi Milner.
Ish-reprezentuesi anglez me 61 paraqitje shtoi:
"Mbi të gjitha, do të ruaj përgjithmonë njerëzit dhe miqësitë që kam krijuar në futboll."
Në mesazhin e tij lamtumirës, ai theksoi:
"Largohem nga futbolli me krenari të madhe, mirënjohje dhe kujtime që do të më shoqërojnë gjithë jetën. Futbolli më ka dhënë shumë më tepër sesa mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë."
Me pensionimin e Milnerit, futbolli anglez i jep lamtumirën njërit prej lojtarëve më të qëndrueshëm dhe profesionistë të epokës moderne, i cili për më shumë se dy dekada la gjurmë në Premier League dhe në arenën ndërkombëtare.
KosovaPress