Fenomeni adoleshent i Barcelonës, Lamine Yamal, do të humbasë pjesën tjetër të sezonit për shkak të një dëmtimi në kofshë, konfirmoi klubi të enjten, por ai pritet të jetë i gatshëm për Spanjën në Kupën e Botës.
18-vjeçari, i cili shënoi golin e fitores kundër Celta Vigos për fitoren 1-0, të mërkurën, doli jashtë loje pak para pushimit, i zëvendësuar nga lojtari suedez Roony Bardghji.
“Testet e kryera kanë konfirmuar se lojtari i ekipit të parë Lamine Yamal ka një dëmtim në kofshë në këmbën e majtë. Lojtari do të ndjekë një plan trajtimi konservativ. Lamine Yamal do të humbasë pjesën tjetër të sezonit dhe pritet të jetë i disponueshëm për Kupën e Botës” – njoftoi klubi.
Ndërkohë Yamal ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë gjithë sezonit, duke shënuar 16 gola dhe duke kontribuar me 11 asiste në ligën e parë spanjolle, ndërsa ka shënuar gjashtë të tjerë në Ligën e Kampionëve.Pavarësisht se është vetëm 18 vjeç, Lamine Yamal ka tashmë 25 paraqitje për ekipin e tij kombëtar dhe do të jetë një pjesë kyçe e ekipit të tyre këtë verë.