Derbi mes Romës dhe Lazios rrezikon të zhvillohet në një atmosferë të pazakontë, pasi grupet ultras të Curva Sud kanë njoftuar se nuk do të futen në stadium nëse ndeshja zhvendoset për të hënën. Vendimi është bërë publik përmes një deklarate të ashpër kundër mënyrës së menaxhimit të orarit të sfidës nga autoritetet.
Në deklaratën e tyre, tifozët e Romës kanë theksuar se “gjithçka ka një kufi dhe ky kufi është tejkaluar”, duke shtuar se “dinjiteti nuk ia vlen asnjë ndeshjeje futbolli”. Ata kanë bërë të ditur se grupet e organizuara do të qëndrojnë jashtë stadiumit në shenjë proteste dhe kanë ftuar edhe tifozët e tjerë t’i bashkohen iniciativës. Sipas tyre, shumë mbështetës kanë humbur kohë dhe para për shkak të ndryshimeve dhe paqartësive rreth datës dhe orarit të derbit.
Për shkak se ndeshja është planifikuar të zhvillohet në mbrëmje, në orën 20:45, mediat italiane raportojnë se ekziston frika për incidente dhe përplasje mes tifozëve jashtë stadiumit Olimpico.
Në këtë mënyrë, një nga derbit më të zjarrtë të futbollit italian rrezikon të mbahet pa atmosferën tradicionale në tribuna dhe nën tension të lartë sigurie.