Yakin shpërthen ndaj VAR-it: Ky rregull nuk ka të bëjë me futbollin
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Yakin shpërthen ndaj VAR-it: Ky rregull nuk ka të bëjë me futbollin
New Project - 2026-07-12T102430.772
12/07/2026 - 10:24
Linku u kopjua

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, kritikoi ashpër vendimin e VAR-it pas humbjes 3-1 ndaj Argjentinës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, duke e cilësuar kartonin e kuq të Breel Embolos si vendim që “shkatërroi ndeshjen”.

“Nuk kishte absolutisht asnjë arsye për t’i dhënë karton të verdhë. Ishte një situatë e padëmshme. Ky është një rregull i papranueshëm. Nuk ka të bëjë me futbollin,” tha Yakin.

Sipas tij, Zvicra kishte marrë kontrollin e lojës pas barazimit të Dan Ndoye, por gjithçka ndryshoi pas përjashtimit të Embolos.

“Ne po dominonim dhe po e kontrollonim ndeshjen. Djemtë e mi janë heronjtë e vërtetë. Humbja në këtë mënyrë është shumë e dhimbshme,” shtoi tekniku zviceran.

Edhe mesfushori Remo Freuler kërkoi sqarime nga FIFA për ndërhyrjen e VAR-it.

“Nuk e kuptoj si VAR mund të marrë një vendim të tillë. FIFA duhet të na e shpjegojë,” deklaroi ai.

Yakin mbrojti gjithashtu Embolon, i cili u largua nga fusha me lot në sy.

“Nuk e fajësoj fare. Ai është i shkatërruar sepse nuk mundi ta ndihmonte ekipin. Ishte një gabim i arbitrimit,” përfundoi trajneri.

Pavarësisht eliminimit, Zvicra mbylli një turne historik, duke arritur për herë të parë që nga viti 1954 në çerekfinalen e Kupës së Botës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026