Arrestohet një person në Kaçanik për sulm dhe kanosje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet një person në Kaçanik për sulm dhe kanosje
Policia e K
Foto Ilustruese
12/07/2026 - 17:56
Linku u kopjua

Sot, rreth orës 10:45, policia në Kaçanik ka pranuar një njoftim për një mosmarrëveshje ndërmjet disa personave në një rrugë në qytetin e Kaçanikut.

Sipas policisë Njësitë policore kanë reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se një person ka sulmuar dhe kanosur prindërit e tij, të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik për trajtim mjekësor dhe procedura të mëtejshme në stacionin policor, ndërsa është intervistuar edhe një dëshmitar i rastit.

“Edhe i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, pasi kishte deklaruar se nuk ndihej mirë. Me rastin janë marrë Njësia për Hetimin e Dhunës në Familje dhe hetuesit policor”, njofton policia.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti për veprat penale "Sulm" dhe "Kanosje", ndërsa i dyshuari, një mashkull 33 vjeç është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026