Arijanet Muric vazhdon në Serie A
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Arijanet Muric vazhdon në Serie A
Aro Muric
01/06/2026 - 14:30
Linku u kopjua

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, do të vazhdojë karrierën te Sassuolo, pasi klubi italian ka ushtruar të drejtën për ta blerë përfundimisht nga Ipswich Town. Lajmi është konfirmuar nga Sassuolo përmes një njoftimi zyrtar të publikuar të hënën.

Murici iu bashkua Sassuolos në verën e vitit 2025 në formë huazimi nga skuadra angleze dhe gjatë sezonit të kaluar ishte një nga portierët kryesorë të ekipit italian. Ai regjistroi 32 paraqitje në të gjitha garat, duke qëndruar në fushë për 2.880 minuta.

Në komunikatën e klubit, Sassuolo bëri të ditur se ka aktivizuar klauzolën e blerjes së portierit kosovar, duke e bërë atë pjesë të përhershme të skuadrës. Murici kishte lënë përshtypje pozitive gjatë sezonit të kaluar në Serie A, çka bindi drejtuesit e klubit ta vazhdojnë bashkëpunimin me të edhe për vitet e ardhshme.

Për 27-vjeçarin, kjo është një tjetër etapë e rëndësishme në karrierën e tij, pas eksperiencave me klube si Manchester City, Burnley dhe Ipswich Town, ndërsa tani do të vazhdojë të mbrojë portën e Sassuolos si lojtar i klubit italian me kontratë të përhershme.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026