Nga Prishtina në botë: destinacionet e preferuara të Dua Lipës nga Google Maps
Showbiz
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nga Prishtina në botë: destinacionet e preferuara të Dua Lipës nga Google Maps
Dua Lipa
Foto Arkiv
30/05/2026 - 22:37
Linku u kopjua

Google Maps ka nisur një bashkëpunim me platformën globale editoriale dhe kulturore “Service95” dhe themeluesen e saj, këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Nga dita e djeshme, si pjesë e këtij bashkëpunimi, Dua Lipa po ndan udhëzuesin e saj personal të udhëtimit direkt në Google Maps, duke sjellë një listë të personalizuar për destinacione të ndryshme në botë.

Dua dhe “Service95” kanë publikuar 12 lista të përbashkëta në Maps, të mbushura me vendet e saj të preferuara anembanë botës. Secila prej tyre përfshin edhe fotografi dhe rekomandime personale të këngëtares.

Sipas njoftimit, listat përfshijnë sugjerime për përvoja të ndryshme, nga ushqimi i natës në Mexico City deri te vendet romantike në Paris për takime nën dritën e qirinjve.

Në këto lista është përfshirë edhe vendlindja e saj, Kosova, me rekomandime të veçanta për kryeqytetin Prishtinë, transmeton Oranews, përcjell KosovaPress.

Nga Prishtina, Dua Lipa ka përzgjedhur disa lokacione, përfshirë Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Tregun e Gjelbër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026