Vrasja e shefit të inteligjencës nga sulmet amerikane -izraelite, paralajmërohet hakmarrje
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vrasja e shefit të inteligjencës nga sulmet amerikane -izraelite, paralajmërohet hakmarrje
Iran1234
06/04/2026 - 21:36
Linku u kopjua

Garda Revolucionare ka premtuar hakmarrje për vdekjen e shefit të saj të inteligjencës, Majid Khademi, i vrarë në sulmet amerikano-izraelite disa orë më parë.

“Armiku i egër dhe i dëshpëruar duhet të dijë se një përgjigje masive i pret organizatorët dhe autorët e këtij krimi”, tha organizata përmes faqes së saj zyrtare Sepah Neës.

Khademi shërbeu si kreu i Organizatës së Mbrojtjes së Inteligjencës dhe Organizatës së Inteligjencës së Gardës Revolucionare, duke zëvendësuar paraardhësin e tij, Mohammad Kazemi, në vitin 2025, pas vdekjes së tij gjatë luftës 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit.

Ushtria izraelite njoftoi sot se Khademi, një ndër tre zyrtarët më të lartë në Korpusin e Gardës, u vra së bashku me një oficer tjetër të lartë të Gardës Revolucionare, në sulmet e natës.

“Khademi ishte një nga komandantët më të lartë në IRGC dhe kishte fituar përvojë të gjerë gjatë shumë viteve”, tha ushtria izraelite (IDF) në një postim në X.

Izraeli njoftoi gjithashtu vrasjen e Yazdan Mir, i njohur me nofkën Sardar Bagheri, i cili drejtoi Njësinë sekrete 840 të Forcës Quds. Ata ishin midis të paktën 25 personave që thuhet se u vranë në sulmet e natës në Iran, pas kërcënimit të Donald Trump për ta kthyer vendin në “ferr” nëse nuk pranonte të rihapte Ngushticën e Hormuzit.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike konfirmoi vdekjen e Khademit, duke thënë se kreu “i fortë dhe i arsimuar” i Organizatës së saj të Inteligjencës “u vra në një sulm terrorist kriminal nga armiku amerikano-izraelit”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026