Vodhën e grabitën nëpër Pejë, katër veta “shpërblehen” me aktakuzë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vodhën e grabitën nëpër Pejë, katër veta “shpërblehen” me aktakuzë
Prokuroria-pejeeee
16/07/2026 - 13:52
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave me inicialet T.B., A.J., A.K. dhe V.D., nën dyshimin se kanë kryer veprat penale "Grabitja", "Vjedhja e rëndë" dhe "Ndihma në kryerjen e veprës penale Grabitja".

Sipas aktakuzës, T.B. dhe A.J. dyshohen se më 28 janar 2026, nën kërcënimin e një mjeti të rrezikshëm, grabitën 1,040 euro nga një pikë e transferimit të parave në Pejë.

T.B. dhe A.K. akuzohen edhe për grabitjen e 620 eurove nga një barnatore më 21 dhjetor 2025.

T.B. akuzohet gjithashtu për vjedhje të rëndë, pasi dyshohet se kishte tentuar të hynte me forcë në një barnatore dhe më pas kishte vjedhur para dhe një telefon mobil nga një lokal tjetër, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Ndërkaq, V.D. dyshohet se ka ndihmuar autorët e grabitjes së 28 janarit duke u premtuar strehim pas kryerjes së veprës dhe duke i transportuar me automjet.

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Pejë që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026