Haziri mesazh pas zhvillimeve në LDK: Koha t’i kthehemi idealistëve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haziri mesazh pas zhvillimeve në LDK: Koha t’i kthehemi idealistëve
Lutfi-haziri1234
17/07/2026 - 11:06
Linku u kopjua

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar me një mesazh publik në kohën kur brenda partisë janë shtuar përçarjet dhe janë dorëzuar nënshkrimet për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, ku po kërkohet edhe shkarkimi i kryetarit Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haziri tha se LDK është parti e idealistëve dhe se forca e saj qëndron te anëtarësia, e jo te funksionarët.

“LDK ju takon idealistave. Idealistat janë anëtarësia! Në Kosovë, historia na ka mësu që LDK është parti e idealistave, PDK është parti e kryengritësve dhe VV është parti e të pakënaqunve. LDK ju takon idealistave e idealistat e saj janë anëtarësia. Jo funksionarët. Koha t’i kthehemi idealistave!”, ka shkruar Haziri.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026