Ngjarjet e datës 1 qershor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Ngjarjet e datës 1 qershor
NGJARJET E DITWS
31/05/2026 - 19:50
Linku u kopjua

Java Olimpike 2026, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) mban konferencë për media. (Zyrat e KOK-ut, ora 09:30)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), organizojnë një sesion informues për bizneset lidhur me kriteret dhe format e aplikimit për programet mbështetëse. (Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në Prishtinë, ora 09:30)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në kuadër të Javës Olimpike – mbahet Festimi i Ditës Së Fëmijëve. (Sheshi i Prishtinë, ora 10:00)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Terre des hommes në Kosovë, hapin fushatën "Drejtësi që sheh fëmijën”, e cila do të lansohet në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Pallati i Drejtësisë, në Prishtinë, ora 10:00)

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës dhe ETEA organizojnë aktivitetin publik: “Përtej festës: Flasim për sigurinë e fëmijëve në shkolla”. (Qendra “Libart”, Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani, Prishtinë, ora 10:00)

Instituti Columbus publikom hulumtimi “Politikat e pushimit me pagesë dhe lehtësirave në punë për punonjësit e diagnostikuar me kancer në Kosovë dhe krahasimi me Evropën”. (Europe House Kosovo), ora 11:00)

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nënshkruan marrëveshje për financimin e projektit të ujitjes në fshatin Zasellë të Komunës së Mitrovicës, e cila lidhet ndërmjet MBPZhR-së, Komunës së Mitrovicës dhe Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” SH.A. (Fshati Zasellë, Komuna e Mitrovicës, ora 14:30)

Përurohet shtëpia muze e njohur si Muzeu i Masakrës së datës 15 prill 1999. (Lagjja e Boshnjakëve, Mitrovicë e Veriut, ora 15:00)

Fushata zgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje:

Tubim zgjedhor në Rahovec. (Ende nuk është caktuar lokacioni, ora 17:30)

Tubim zgjedhor në Suharekë. (Shtëpia e Kulturës, ora 19:00)

Tubim zgjedhor në Malishevë. (Shkolla “Ismail Qemali”, fshati Bellanicë, ora 21:00)

Fushata Zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës:

Tubim zgjedhor me gratë. (Hotel “Emerald”, ora 16:00)

Tubim zgjedhor në Malishevë. (Obori i shkollës “Ibrahim Mazreku”, ora 18:00)

Fushata zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës:

Tubim zgjedhor në Rahovec. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberaj”, ora 17:00)

Tubim zgjedhor në Prizren. (Sheshi i Lidhjes”, ora 18:30)

Tubim zgjedhor në Dragash. (Hotel “Meka”), ora 20:00)

Fushata zgjedhore e Aleancës:

Tubim zgjedhor në Gjilan. (Amfiteatri i parkut të lagjes Dardania, ora 18:00)


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026