Vllaznia mposht Malishevën me në ndeshjen e parë kualifikuese
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vllaznia mposht Malishevën me në ndeshjen e parë kualifikuese
Ndeshja e parë kualifikuese e UEFA Conference League ndërmjet Vllaznisë dhe Malishevës ka përfunduar me fitoren e skuadrës shkodrane me rezultatin 2-1 në stadiumin "Loro Boriçi".
Malisheva e nisi takimin më mirë duke kaluar në avantazh që në minutën e 3-të me anë të Laurent Xhylanit. Vllaznia u rikthye në lojë në minutën e 37-të, kur Klidi Qato barazoi shifrat në 1-1 pas asistimit nga Rejan Toma.
Në pjesën e dytë, në minutën e 55-të, Andreas Skovgaard u ndëshkua me karton të kuq direkt, duke e lënë Malishevën me dhjetë lojtarë.
Vetëm një minutë më vonë, në minutën e 56-të, Esat Musta shënoi golin e përmbysjes për Vllazninë, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 2-1.
Gjatë minutave të mbetura pati zëvendësime të shumta nga të dyja kampet, si dhe u ndëshkuan me kartonë të verdhë Nafiu (58') për Malishevën, si dhe Pusi (86') dhe Uldedaj (90+1') për Vllazninë.
Ndeshja e kthimit ndërmjet FC Malishevës dhe Vllaznisë do të zhvillohet më datë 15 korrik 2026, duke filluar nga ora 16:30, ku do të përcaktohet skuadra që kualifikohet për në raundin tjetër.
KosovaPress