Ka shqetësime në rritje për gjendjen shëndetësore të yllit kolumbian, James Rodriguez, pasi 34-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital për shkak të "dehidrimit të rëndë".
Sipas Daily Mail Sport, ish-lojtari i Real Madridit dhe Evertonit kaloi 72 orë nën vëzhgim mjekësor në Minesota, menjëherë pas ndeshjes miqësore ku Kolumbia u mposht 3-1 nga Franca në SHBA.
Pavarësisht se raportohet se Rodriguez tashmë është liruar nga spitali dhe po rikuperohet në shtëpi, mediat si Marca spekulojnë se situata e tij është "serioze" dhe se ai nuk është aktualisht i aftë për të garuar në nivelin më të lartë.
Trajneri i Minnesota United, Cameron Knowles, u përpoq të qetësonte situatën duke thënë:Ky alarm shëndetësor vjen në një moment kritik për Kolumbinë, e cila llogarit te kapiteni i saj për sfidat e Grupit K kundër Portugalizë, DR Kongos dhe Uzbekistanit.
KosovaPress