Vjen mesazhi i Lionel Messit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vjen mesazhi i Lionel Messit
Messiiiiiiiiiii
16/07/2026 - 09:03
Linku u kopjua

Lionel Messi ka përcjellë një mesazh emocionues për tifozët e Argjentinës pas fitores 2:1 ndaj Anglisë, rezultat që i siguroi “Albicelestëve” një vend në finalen e Kupës së Botës, ku më 19 korrik do të përballen me Spanjën.

Kapiteni argjentinas ishte edhe njëherë vendimtar në suksesin e skuadrës së Lionel Scalonit, duke dhuruar dy asistime në gjysmëfinale dhe duke udhëhequr Argjentinën drejt finales së dytë radhazi në Kampionatin Botëror.

Pas ndeshjes, Messi falënderoi tifozët dhe i ftoi ata të vazhdojnë ta shijojnë rrugëtimin e kombëtares, duke përsëritur mesazhin që kishte dhënë edhe në Katar.

“Për tifozët them të njëjtën gjë që thashë në Katar: shijojeni. Kjo skuadër nuk do t’ju zhgënjejë kurrë”, deklaroi Messi.

39-vjeçari e cilësoi këtë Botëror si një nga më të jashtëzakonshmit që ka përjetuar, ndërsa theksoi se kualifikimi në një tjetër finale është një arritje e madhe.

“Ky Botëror ka qenë absolutisht i çmendur dhe arritja në një tjetër finale të Kupës së Botës është e pabesueshme”, u shpreh ai.

Messi veçoi edhe atmosferën e krijuar nga tifozët argjentinas, duke thënë se ndeshja ndaj Anglisë kishte një domethënie të veçantë që nga momenti i intonimit të himnit kombëtar.

“Edhe pse ishte një ndeshje futbolli, që nga momenti kur nisi himni kombëtar përjetuam diçka të veçantë. Kjo nuk ishte thjesht një fitore tjetër, populli argjentinas e dëshironte dëshpërimisht këtë fitore”, tha ylli i Argjentinës.

Me triumfin ndaj Anglisë, Argjentina siguroi finalen e madhe të Botërorit, ku të dielën, më 19 korrik, do të përballet me Spanjën në përpjekje për të mbrojtur titullin e kampionit të botës.

Messi synon të udhëheqë edhe një herë ekipin e tij drejt historisë, pasi vazhdon të jetë protagonisti kryesor i “Albiceleste”, këtë herë me dy asistime vendimtare në gjysmëfinale.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026