Vincent Kompany e vlerëson portierin legjendar, Manuel Neuer
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vincent Kompany e vlerëson portierin legjendar, Manuel Neuer
Manuel Neuer
08/04/2026 - 11:22
Linku u kopjua

Neuer ishte vendimtar në fitoren 2-1 të Bayern Munich ndaj Real Madrid, duke bërë disa pritje spektakolare që mbajtën ekipin në avantazh.

Kompany nuk kurseu fjalët e mëdha për portierin veteran, duke theksuar se në ndeshje të këtij niveli duhen performanca speciale dhe se Neuer ishte një nga faktorët kryesorë të suksesit.

“Nëse ai ishte lojtari më i mirë, atëherë jam gjithashtu i kënaqur me këtë, nuk është problem. Mendoj se gjithmonë nevojiten performanca të veçanta në këtë nivel në këto lloj ndeshjesh”

Ndërkohë, Kompany tha se pavarësisht golit të Mbappe në minutën e 74-të, ai ishte i lumtur me fitoren e ekipit të tij përpara ndeshjes së kthimit të mërkurën e ardhshme.

“Jemi të lumtur me rezultatin. Është një fitore dhe çdo fitore në Bernabeu të Madridit është një rezultat i rëndësishëm. Është diçka mbi të cilën mund të ndërtojmë. Dhe pastaj luajmë në shtëpi ndeshjen tjetër, kështu që mendoj se, sigurisht, kemi respekt për cilësinë e Real Madridit” - shtoi Kompany.

Ndeshja e kthimit mes Bayernit dhe Real Madridit do të zhvillohet më 15 prill, nga ora 21:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026