Kurti me letër mbështetëse për FFK-në pas eliminimit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti me letër mbështetëse për FFK-në pas eliminimit
New Project (67)
01/04/2026 - 21:38
Linku u kopjua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër zyrtare presidentit të FFK-së, Agim Ademi, duke shprehur mirënjohjen e tij të thellë për rrugëtimin historik të "Dardanëve" në kualifikimet për Botërorin 2026.

Edhe pse ëndrra u ndal në finale të play-off-it, Kurti ka vlerësuar lart punën e stafit teknik dhe përzgjedhësit Franco Foda, duke thënë se: "Puna, përkushtimi dhe serioziteti që janë ndërtuar në këtë ekip nuk humbin brenda një ndeshjeje".

Në mesazhin e tij, kryeministri pranoi dhimbjen e humbjes ndaj Turqisë, por u bëri thirrje drejtuesve të futbollit që të mos ndalen në rrugëtimin e nisur.

"E di që humbja e djeshme dhemb, sidomos kur ishim aq afër," shkroi Kurti, duke shtuar se rezultati final është i rëndësishëm, por besimi që i është dhënë kombit është një arritje edhe më e madhe.

Ai kërkoi fokus të plotë te kualifikimet për Kampionatin Evropian, duke e mbyllur letrën me premtimin se qeveria dhe populli do të jenë: "bashkë në çdo hap" drejt sukseseve të radhës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026