Vetaksident në Gurrakoc të Istogut, shoferi godet shtyllën elektrike
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vetaksident në Gurrakoc të Istogut, shoferi godet shtyllën elektrike
vetaksident
12/07/2026 - 14:04
Linku u kopjua

Një person është lënduar nga një vetaksident në Gurrakoc të Istogut.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka njoftuar se pasi shoferi i automjetit ka goditur shtyllën elektrike është dërguar për trajtim në Emergjencë.

Rreth orës 11:20 policia ka pranuar informatën se në fshatin Gurrakoc ka ndodhur një vetaksident. Një veturë e ka goditur shtyllën elektrike, me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore. Është dërguar për trajtim në Emergjencë”, tha Gashi.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes ka dalur policia bashkë me hetuesit e aksidenteve të cilët po e hetojnë rastin.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026