Grabitje me armë dhe thikë në Prishtinë, sulmohen dy shtetas të huaj
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Grabitje me armë dhe thikë në Prishtinë, sulmohen dy shtetas të huaj
policia11
12/07/2026 - 11:28
Linku u kopjua

Një grabitje është raportuar në orët e para të së shtunës në Prishtinë, ku dy persona me shtetësi të huaj janë sulmuar dhe janë grabitur nga një grup të dyshuarish.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 11 korrik 2026, rreth orës 00:20, në një parking. Viktimat, një mashkull dhe një femër, kanë deklaruar se janë përballur me 5 deri në 6 persona, ndërsa dy prej tyre, nën kërcënimin e armës dhe thikës, u kanë marrë një shumë parash dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë hetimore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026