Trump thotë se SHBA-ja do ta godas Iranin "shumë fort" sonte dhe kërcënon të marrë ishullin
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Trump thotë se SHBA-ja do ta godas Iranin "shumë fort" sonte dhe kërcënon të marrë ishullin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se SHBA-ja do ta godas Iranin "shumë fort" sonte.
Në një postim në Truth Social , ai gjithashtu zotohet të "marrë kontrollin e plotë" të tregjeve të naftës dhe gazit të Iranit dhe të marrë ishullin Kharg - një terminal i madh nafte pranë brigjeve të Iranit - në "të ardhmen jo shumë të largët".
Çmimet e naftës u rritën me rreth 2 dollarë dhe kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent u rritën në 94.16 dollarë për fuçi brenda pak minutash pasi Trump kërcënoi me sulme të reja, shkruan reporteri ynë i biznesit.
Më parë, tre marinarë indianë u vranë në një sulm amerikan ndaj një anijeje - Settebello - pranë Omanit të mërkurën.
SHBA-ja konfirmoi gjithashtu se sulmuan dy anije të tjera - anijen Jalveer me flamur të Guinea-Bissau dhe tankerin e naftës Marivex me flamur të Palau - në Gjirin e Omanit.
Ditët e fundit, SHBA-ja goditën qendrat ushtarake, të mbikëqyrjes dhe të radarëve në Iranin jugor. Teherani është përgjigjur me sulme ndaj qendrave ushtarake amerikane në rajon gjatë natës.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.