Vehbi Miftari shkrakohet nga detyra e sheft të Misionit në Vatikan
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vehbi Miftari shkrakohet nga detyra e sheft të Misionit në Vatikan
Vehbi Miftari bën të ditur se është liruar nga detyra e shefit të Misionit të Kosovës në Selinë e Shenjtë, pas pranimit të dekretit nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Në një postim në Facbook, Miftari ka bërë të ditur se me këtë dekret përfundon mandati i tij në Vatikan, duke e cilësuar këtë rol si një nder jetësor, pasi ishte shefi i parë i këtij misioni, transmeton KosovaPress.
Ai ka theksuar se largohet i kënaqur me arritjet, duke shtuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë tashmë janë të konsoliduara plotësisht.
Miftari ka falënderuar Presidenten Vjosa Osmani për besimin e dhënë, qytetarët për përkrahjen dhe Selinë e Shenjtë për bashkëpunimin dhe mikpritjen.
Sipas tij, mandati dyvjeçar është karakterizuar nga angazhim dhe sfida të vazhdueshme, por njëkohësisht ka qenë i frytshëm.
Ai ka bërë të ditur se është në përgatitje për dorëzimin e detyrës tek pasardhësi apo pasardhësja, duke theksuar gatishmërinë që procesi të zhvillohet në mënyrë që të mos dëmtohen marrëdhëniet e ndërtuara.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.