VAR-i injoron faullin e Messit para golës së Argjentinës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
VAR-i injoron faullin e Messit para golës së Argjentinës
New Project - 2026-07-16T154106.086
16/07/2026 - 15:41
Linku u kopjua

Humbja dramatike 2-1 e Anglisë ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ka lënë pas shumë polemika.

Tifozët anglezë janë të bindur se goli i fitores për Argjentinën, i shënuar në minutat shtesë nga Lautaro Martinez, duhej të anulohej për një faull paraprak të Lionel Messit ndaj mbrojtësit anglez, Djed Spence.

Pamjet filmike sugjerojnë se Messi mund ta ketë shkelur pa dashje mbrojtësin e Anglisë gjatë një dyluftimi për topin, përpara se të krosonte për golin e fitores.

Megjithatë, pamje të tjera nga një kënd tjetër lënë dyshime nëse pati vërtet kontakt.

Reagimet e ashpra të tifozëve në rrjetet sociale:

  • Për mosndërhyrjen e VAR-it:"Shkelja e Messit ndaj Spence para golit të Lautaros... Pse VAR-i punon vetëm kur goli shënohet kundër Argjentinës?"
  • Për vendimin e gjyqtarit:"Si është e mundur që kjo nuk u dha si faull?!"
  • Për reagimin e futbollistit:"Spence duhej të rrëzohej në tokë dhe të rrokullisej, kjo taktikë u eci atyre [Argjentinës] gjatë gjithë lojës."

Çfarë tha trajneri Thomas Tuchel pas ndeshjes?

I vënë në shënjestër për taktika defensive, trajneri i Anglisë mori përgjegjësinë për humbjen:

"Argjentina luajti me më shumë rrezik, me më shumë ritëm dhe me ndjenjën se nuk kishin më çfarë të humbnin. Kjo i çliroi ata dhe na zmbrapsi ne... Natyrisht, përgjegjësia është e trajnerit dhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, është e lehtë të thuash se ishte gabim."

Pas kësaj humbjeje, Anglia do të përballet me Francën të shtunën për vendin e tretë, ndërsa Argjentina do të luajë në finale kundër Spanjës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026