“Urimi” i Gecit për Thaçin, reagon shefi i tij, Albin Kurti
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Urimi” i Gecit për Thaçin, reagon shefi i tij, Albin Kurti
Foto Arkiv
22/04/2026 - 10:55
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetit të partisë së tij, Fatos Geci, i cili  “uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi”.

Kurti tha se janë të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

“Tashmë kjo ka ndodhur nga kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale e cila është një gjykatë jonormale, jo transparente. Ne jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, bartëse e së cilës ishte UÇK-ja dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ju ishit dëshmitarë që kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu, ia ndërpriti fjalën, ia tërhoqi vërejtjen deputetit Geci  edhe për shkak të gjuhës edhe komentit që bëri”, tha Kurti.

Këto komente kryeministri Kurti i bëri pas përurimit të renovimeve në Klinikën e Kardiologjisë.

Deputeti Geci mbrëmë në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se fati i Hashim Thaçit do të jetë i njëjtë me atë të Naim Murselit, i cili dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026