Skandaloze, deputeti Geci për Thaçin: Do ta përcjellë i njëjti fat me atë të Naim Murselit
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Skandaloze, deputeti Geci për Thaçin: Do ta përcjellë i njëjti fat me atë të Naim Murselit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosoëvs për energjinë elektrike, tha se PDK-ja është fajtor kryesor, duke shtuar se kjo parti nuk ka të drejtë të flasë për energjinë.
Ndërsa, ai PDK-së iu drejtua që “lideri suprem”, duke aluduar në Hashim Thaçin, do ta ketë të njëjtn fat si të Naim Murselit.
“Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Mureselit dhe ju që shpresoni që një ditë lideri juaj suprem do të lirohet, do të përcjellë i njëjti fat”, tha Geci.
Ndërhyri kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, duke i thënë: ndërlidhu në çështjen që është thirrë kjo seancë.
“Po edhe po të lirohet nuk ka kurfarë kredibiliteti përballë figurës së kryeministrit Kurti”, vazhdoi deputeti Geci.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.