Konfiskohen mallra të kontrabanduara në vlerë tridhjetë mijë euro
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Konfiskohen mallra të kontrabanduara në vlerë tridhjetë mijë euro
Policia nata1234
01/04/2026 - 17:48
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në asistim të inspektorëve te Administratës Tatimore të Kosovës  dhe në asistim të Njësitit  Anti-Kontrabandë të Doganave të Kosovës, për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale; Tregtia e ndaluar dhe Kontrabandimi i mallrave, ka ushtruar kontroll në një subjekt afarist dhe në një shtëpi banimi në Pejë.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe konfiskuar mallra të kontrabanduara në vlerë tridhjetë mijë euro.

“Gjatë kontrollit tek subjekti afarist janë gjetur dhe konfiskuar; Cigare elektrike - 684 copë, duhan i grirë - 1400g, shije për cigare elektrike - 94 copë, filtër për cigare elektrike - 1016 copë, shije për shisha - 8 kg, cigare të llojeve të ndryshme - 6675 copë dhe cigare PURO - 94 copë”, thuhet në njoftimin e Policisë.  

Ndërsa, gjatë ushtrimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar cigare të kontrabanduara të llojeve të ndryshme - 38200 copë, filtër për cigare elektrike - 36200 copë dhe filtër për shishë elektrike - 853 copë.

“Sipas vlerësimit preliminar nga zyrtarët e Doganës, mallrat e konfiskuara sillen në vlerën rreth: tridhjetëmijë (30.000) euro”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj dy personave të dyshuar do të procedohet kallëzim penal, si dhe do të ndërmerren procedurat tjera ligjore të parapara për të tilla raste.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026