Ujkani: Lojtarët më janë dhimbsur në shpirt, na mungoi shumë Rrahmani
Sport
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Ujkani: Lojtarët më janë dhimbsur në shpirt, na mungoi shumë Rrahmani
samir-ujkani-070426
07/04/2026 - 10:17
Linku u kopjua

Drejtori sportiv i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani ka folur për eliminimin e Kosovës në playoff-in e Kmapionatit Botëror kundër Turqisë me rezultat 1-0.

I ftuar në “SportCast”, Ujkani është shprehur i bindur se Kosova e meritonte kualifikimin në Botërorin e vitit 2026.

“Besoj se e kemi merituar që e kemi merituar të jemi në Kampionatin Botëror por nuk e deshi dhe tani e kemi për detyrë të mendojmë direkt për shtatorin në Ligën e Kombeve. Turqia padyshim  ka super-lojtarë, është një ekip që besoj se është në top nivelin botëror dhe ne kemi qenë aty dhe e kemi përgatitur ndeshjen si është më së miri. Këta djem kanë qenë të fokusuar vetëm për një rezultat, vetëm për fitore sepse finalet kur luhen, luhen vetëm për fitore. Kemi provuar deri në moment të fundit, nuk e kem i arritur për fat të keq, por jemi krenar me këta djem”, tha Ujkani.

Ai shtoi se reagimi i lojtarëve të Kosovës pas humbjes ishte diçka që e preku në shprit.

“Ata më janë dhimbsur në shpirt sepse së pari e di si është ndjenja kur je në fushë, je ti ai aktori që e jep maksimumin edhe krejt varet për atyre edhe e ti që kanë qenë aq shumë të mërzitur dhe normalisht se emocionet nuk kanë mundur t’i ndalin pasi e kanë kuptuar se për pak nuk arritën të kualifikohen”, vijoi tutje Ujkani.

Tutje, Ujkani në “SportCast”, deklaroi se mungesa e Amir Rrashmanit ishte shumë e madhe për Kosovës, duke e ditur ndikimin që e ka ai si lider i grupit.

Ujkani: Rrahmani na mungoi shumë


“Çdo lojtarë për ne që nuk ka qenë na ka munguar. Normalisht se kapiteni ynë është kapiten për një arsye, është lideri i ekipit, na ka munguar shumë, por siç thashë, çdo lojtar që nuk ka qenë Leoni (Avdullahu), Learti (Paqarada), Meriton Korenica për shkak se edhe është rritur konkurrenca për atë arsye  nuk kanë mundur shumica edhe të jenë me ne edhe pse e kanë merituar, kjo është një gjë pozitive por na kanë munguar shumë por mbështetja e tyre ka qenë maksimale dhe kjo është e mira sepse ky grup është kompakt”, theksoi ndër të tjera Ujkani.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026