U hodh mbi djalin për ta shpëtuar, rrëfimi prekës për sakrificën e fundit të dëshmorit
Intervista
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
U hodh mbi djalin për ta shpëtuar, rrëfimi prekës për sakrificën e fundit të dëshmorit
02/05/2026 - 13:45
Linku u kopjua
Lluka e Epërme e Deçanit mban me vete histori të sakrificës dhe dhimbjes. Lufta për lirinë e vendit bëri bashkë edhe brezat e familjeve, e një rast i tillë është ai i familjes Molliqaj. Rrëfimi prekës i djaloshit që mori 16 plumba, tregon më së miri dashurinë e babait për atë, pasi në momentet kritike ishte bërë mburojë për ta shpëtuar djalin e vet.
Babë e bir, Musë dhe Skënder Molliqaj ishin bashkëudhëtar edhe në luftën për liri, por babai Skenderi ra dëshmor më 25 janar 1999.
Ndërsa, djali Skënderi e kujton sot me krenari por që dhimbja e shoqëron ende edhe pse kanë kaluar dekada.
Musa dhe Skënderi kishin shkuar për t'iu dërguar ushqim ushtarëve të UÇK-së dhe rrugës duke u kthyer për në shtëpi ishin zënë në pritë nga forcat serbe.
Ishte ora 19:00 kur ndodhi rasti dhe plumbat e parë kishin rënë mbi Skënderin, derisa Musa për ta mbrojtur djali iu kishte hedhur sipër, nga ku kishte marrë një plumb pas koke, i cili për të kishte qenë fatal.
"Unë i kam... s'ka vend në të gjithë pjesët e trupit që s'kam plagë. Unë kam qenë në anën e djathtë bashkë aty ku policia na kanë gjuajt. Babi e ka pasë një maskë kështu... unë jam rënë poshtë, ai ka ra përmbi. Kur e kam prek babi, ai veç i ka dalë gjak, sikur ja kam qit dorën në maskë, më është mbulu dora plot gjak. Edhe në atë moment unë jam dalë përpara, jam dalë jashtë edhe kam ecur përpjetë... kam rënë me ecë nja 700 metra me u largu prej vendit të ngjarjes natën. Edhe kam marrë deri këtu... tash i kanë ndier krismat bashkëfshatarët, i kanë ndier... vëllai ka ardhë, ka bërtit "Ku është babi?". Unë i kam thënë "Nuk kam gjë, jam mirë, po babi është më keq". Ai ka shku te babi, kur e ka pa babin, ka qenë...", shtoi Molliqaj.
Ai thekson se kishte marrë 16 plagë nga forcat serbe, e gjymtyrët më të lënduara i kishte njërën këmbë dhe barkun.
Dëshmori ishte 48 vjeç, ndërsa djali 24 vjeç kur ndodhi ngjarja. Djali tregon faktin se babai gjithmonë e kishte inkurajuar të luftojë për lirinë e vendit, duke këmbëngulur çdoherë se do të vijë dita kur do të jemi të lirë.
"Ia kemi borxh këtij dheu", e kujton djali babain dëshmor.
/Kosovapress/