Tuchel pas humbjes: U bëmë pasivë pasi shënuam
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tuchel pas humbjes: U bëmë pasivë pasi shënuam
New Project - 2026-07-15T234910.870
15/07/2026 - 23:50
Linku u kopjua

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, është shprehur i zhgënjyer pas eliminimit 2-1 nga Argjentina në gjysmëfinalen e Botërorit, duke pranuar se skuadra e tij u tërhoq më shumë se ç'duhej pas shënimit të golit.

"Jemi të zhgënjyer. Ishim shumë afër, por u bëmë tepër pasivë pasi shënuam dhe pësuam shumë raste. Nuk arritëm ta kontrollonim posedimin e topit dhe lejuam shumë krosime e goditje," deklaroi Tuchel për BBC One.

I pyetur për vendimet e tij taktike dhe ndryshimet në formacion gjatë lojës, trajneri gjerman mori përsipër fajin për humbjen, duke treguar se u mundua vetëm të ndihmonte lojtarët në fushë.

"Sigurisht, përgjegjësia bie mbi trajnerin dhe, nëse gjërat nuk shkojnë mirë, është e lehtë të thuhet se ishte gabim. E kuptoj që tani ka diskutime; ka miliona trajnerë pas ndeshjes që e dinë më mirë se si duhej bërë," përfundoi Tuchel.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026