Trump niset drejt Turqisë për samitin e NATO-s
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Trump niset drejt Turqisë për samitin e NATO-s
Donald--Trump
07/07/2026 - 11:09
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është rrugës drejt Ankarasë, Turqi, për samitin e këtij viti të NATO-s.

Samiti po zhvillohet në sfondin e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe vjen menjëherë pas sulmeve vdekjeprurëse ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Trump pritet të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë samitit. Të dy kanë zhvilluar një bisedë telefonike të shtunën.

Më pas, sipas Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Trump ofroi sërish ndihmën e tij për t’i dhënë fund luftës gjatë një bisede gati 90-minutëshe me presidentin rus, Vladimir Putin, të dielën.

Presidenti amerikan kishte premtuar se do ta zgjidhte luftën brenda 24 orëve nga marrja e detyrës për herë të dytë, por më shumë se 500 ditë pas fillimit të mandatit të tij aktual, administrata e tij ende nuk ka gjetur një rrugë drejt paqes mes dy vendeve fqinje, pavarësisht përpjekjeve të shumta, shkruan rrjeti kabllor amerikan CNN, përcjell KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026