"Loxha, simbol i unitetit dhe sakrificës", Haradinaj nderon dëshmorët e betejës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
"Loxha, simbol i unitetit dhe sakrificës", Haradinaj nderon dëshmorët e betejës
739609671_1585327439625265_6508174006744867887_n
06/07/2026 - 12:35
Linku u kopjua

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Betejën e Loxhës, duke e cilësuar atë si një nga dëshmitë më të fuqishme të bashkimit të shqiptarëve përballë armikut dhe të sakrificës për lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë homazhe për luftëtarët shqiptarë që morën pjesë në betejë, duke theksuar se Loxha mbetet simbol i qëndresës dhe unitetit.

“Nderojmë përjetë luftën e luftëtarëve shqiptarë në Loxhë. Ashtu siç dinë shqiptarët të bashkohen kundër armikut, ashtu ishim të gjithë bashkë në Loxhë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shprehur nderimin e përjetshëm për dëshmorët Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli dhe Xhavit Qufaj, të cilët, sipas tij, u përjetësuan në themelet e lirisë së Kosovës.

Haradinaj ka kujtuar gjithashtu luftëtarët, Nimon Bajraktarin, Haki Ahmetxhekajn dhe Bashkim Mehmetajn, të cilët ranë në përpjekje për të sjellë armët e lirisë, si dhe bashkëluftëtarin Arsen Mazrekaj, i cili ra po në të njëjtën ditë.

“Lavdi!”, ka përfunduar mesazhin e tij Haradinaj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026