Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se Shtetet e bashkuara do të dërgojnë edhe 5,000 trupa shtesë në Poloni.
“Bazuar në zgjedhjen e suksesshme të tashmë Presidentit të Polonisë, Karol Nawrocki, të cilin pata krenarinë ta mbështes, dhe marrëdhënien tonë me të, kam kënaqësinë të njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 5,000 trupa shtesë në Poloni,” shkroi Trump në Truth Social, raporton AP, përcjellë KosovaPress.
Administrata Trump kishte deklaruar se po reduktonte praninë ushtarake në Evropë me rreth 5,000 trupa, ndërsa zyrtarë amerikanë konfirmuan se rreth 4,000 ushtarë nuk do të dislokoheshin më në Poloni, gjë që kishte trazuar këtë shtet, por edhe vendet tjera evropiane.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagoni kanë deklaruar javët e fundit se po tërhiqnin të paktën 5,000 trupa nga Gjermania, pasi kancelari Friedrich Merz tha se SHBA-ja po “poshtërohej” nga udhëheqja iraniane dhe kritikoi atë që e quajti mungesë strategjie në luftë.Kongresmeni republikan Don Bacon nga Nebraska tha gjatë një seance dëgjimore në Kongres se kishte folur me zyrtarë polakë dhe ata ishin “kapur në befasi”. Ai e quajti vendimin për reduktim të trupave në Poloni “të turpshëm” dhe tha se ishte “një turp për vendin tonë ajo që sapo i bëmë Polonisë”.
Zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, tha të martën se bëhej fjalë për “një vonesë të përkohshme” të dislokimit të forcave amerikane në Poloni, të cilën ai e quajti “një aleate model e SHBA-së”. Ai tha se kjo ishte rezultat i reduktimit të numrit të brigadave luftarake të caktuara për Evropën nga katër në tre dhe la të kuptohet se Pentagoni ende duhej të vendoste se cilat trupa do të stacionoheshin dhe ku.
Njoftimi i Trump erdhi ndërsa sekretari i Shtetit Marco Rubio ishte rrugës për në Suedi për t’u takuar me homologët e tij të NATO-s, të cilët kanë vënë në pikëpyetje politikat e administratës Trump për reduktimin e trupave amerikane në Evropë.
Sipas tij, Rubio mund ta ketë të vështirë t’ua shpjegojë evropianëve lëkundjet e mëdha të Trump, ndërsa ata kërkojnë siguri dhe qëndrueshmëri, edhe nëse mund të mos pajtohen me të.
“Këto nuk janë vendime të menduara mirë,” tha Kelly. “Këto janë vendime impulsive të bazuara në tekat e Trump ose në atë që këshilltarët e tij mendojnë se janë tekat e Trump.”